Xavi merr vendim, e qet në shitje këtë super lojtar

15:16 | 20 Shkurt 2022

Dest në radarin e klubit francez, Barcelona ia cakton çmimin

Barcelona thuhet se është e gatshme ta shesë mbrojtësin e krahut të djathtë, Sergino Dest.

Dest u transferua në “Camp Nou” nga Ajaxi para dy viteve, por duket se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit.

Dhe, sipas raportimeve nga Spanja, Barça është e gatshme ta shesë lojtarin për 20 milionë euro.

Monaco besohet se ka shprehur interesim për 21-vjeçarin.

Madje, përfaqësuesit e klubit francez e kanë vizituar Barcelonën, për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm.

Megjithatë, reprezentuesi amerikan nuk e dëshiron largimin nga katalunasit dhe kjo shihet si një problem për t’u arritur marrëveshja.

Sergino Dest ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2025.

Komento: