Xavi nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

20:49 | 22 September 2023

Trajneri Xavi Hernandez ka zgjatur kontratën me klubin katalunas

Barcelona ka konfirmuar përmes mediave të tyre se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin e tyre Xavi Hernandez.

“Është zyrtare! Xavi deri më 2025”, ka zyrtarizuar shkurt Barcelona Xavin në faqen e tyre të X – ish Twitter.

Vazhdimi i kontratës së Xavit në Barcelonë ishte paralajmëruar më herët nga gazetari i njohur i transferëve, Xavi Martinez.

Kujtojmë se Xavi mori drejtimin e skuadrës së Barcelonës në një kohë shumë të vështirë, ku klubi katalunas përballej me probleme të shumta financiare.

Ai në sezonin e dytë ka arritur që ta fitojë La Ligën në Spanjë derisa sezonin e ri e ka filluar shumë mirë, ku nga gjashtë ndeshje ka pesë fitore dhe një barazim. Katër prej këtyre fitoreve janë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.

Barcelona barazoi vetëm në ndeshjen e parë dhe skuadra po kalon në një formë e cila formë bëri që Xavi të shpërblehet me kontratë të re nga klubi.

Komento: