Xavi nesër pritet të zyrtarizohet të Barcelona

17:34 | 04 Nëntor 2021

Barcelona pritet që ta zyrtarizojë Xavi Hernandezin si trajner të ri të skuadrës gjatë ditës së premte, ka shkruar gazetari Gerard Romero.

Trajneri aktual i Al-Saddit dëshiron që të udhëtojë drejt Vigos për ta përcjellë skuadrën “blaugrana” në duelin kundër Celtas të shtunën.

Është thënë po ashtu se prezantimi i Xavit pritet të bëhet në javën e ardhshme, më 9 ose 10 nëntor.

Xavi në karrierën e tij si lojtar ishte pjesë e Barcelonës prej vitit 1998 deri në vitin 2015, kur iu bashkua Al-Saddit. Ka zhvilluar 505 ndeshje me Barçën dhe ka shënuar 58 gola.

Komento: