Xavi po e kthen në Barcelonë futbollistin veteran

21:12 | 10 Nëntor 2021

FC Barcelona, ka qenë duke ndjekur tregun e transferimeve për një kohë të gjatë në kërkim të lojtarëve të rinj me të cilët do të përforcojë skuadrën e saj gjatë këtij merkato dimërore.

Pozita e mbrojtësit të djathtë është një nga pozicionet në të cilat i porsaardhuri Xavi Hernández ka insistuar më shumë, çfarë ka bëri që të zgjohen sërish zëra për rikthimin e mundshëm të futbollistit brazilian Dani Alves në Camp Nou deri në fund të sezonit.

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e skuadrës së Barçës do të kishte, sipas UOL Esporte, mundësinë për të veshur sërish fanellën e Barcelonës nga 1 janari, duke përfituar nga statusi i tij si lojtar i lirë dhe duke mbërritur në Camp Nou,përcjell ORAinfo.

Dani Alves vendosi të shkonte në Juventus në verën e vitit 2016, më vonë duke luajtur me skuadrën braziliane në Paris Saint-Germain dhe Sao Paulo përpara se të mbaronte verën e kaluar pa ekip./ORAinfo/

Komento: