Xavi shpjegon situatën e Ansu Fatit

11:40 | 09 Gusht 2023

“Nuk e di nëse do të qëndrojë” – Xavi shpjegon situatën e Ansu Fatit.

Xavi ka folur edhe njëherë për situatën edhe Ansu Fatit te Barcelona.

Trajneri i skuadrës katalunase ka thënë se nuk e di nëse lojtari do të qëndrojë.

“A do të qëndrojë Ansu Fati ? Nuk e di. Shumë gjëra mund të ndodhin para 31 gushtit. Ne varemi shumë nga situata e Fair-play-it financiar”, ka thënë Xavi për mediat.

Barcelona thuhet se dëshiron që Ansu Fati të largohet këtë muaj. Lojtari do të bie dakord për largimin vetëm nëse ka një ofertë të mirë nga një klub me një projekt të mirë.

Sulmuesi tashmë ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite. Ai me sa duket nuk është i interesuar as për ofertën e fundit të Arsenalit.

20-vjeçari ka bërë edhe një herë diferencën nga stoli, duke shënuar fitoren e ndeshjes në Trofeun Joan Gamper kundër Tottenham Hotspur.

Komento: