Përkundër fitores, Xavi shprehet i pakënaqur për një gjë me lojën.
Barcelona e ka fituar edhe “El Clasicon” e dytë radhazi.
Katalonasit triumfuan në udhëtim ndaj Real Madridit minimalisht 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ishte Eder Militao që shënoi autogol, pas topit të pritur nga Courtois.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez u shpreh i pakënaqur me lojën me topin.
“Nuk kemi pësuar asnjë shans nga Real Madridi në stadiumin e tyre, është e lavdërueshme. Ne i kemi minimizuar ato. Nuk jam i kënaqur me lojën me topin”, tha Xavi.