Lionel Messi është një prej emrave më të përfolur gjatë ditëve të fundit.
Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga PSG-ja dhe e ardhmja e tij shihet te një rikthim i mundshëm në Barcelonë apo transferimi në Arabinë Saudite te skuadra e Al Hilal.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez edhe njëherë ka folur për rikthimin e Mesit, duke thënë se ai është i mirëseardhur në klub por gjithçka do të mësohet gjatë javës së ardhshme.
“Messi ka fituar të gjithë të drejtën në botë për të thënë se ku të shkojë, ku ta përfundojë karrierën e tij. Nëse Leo vendos të vijë, dyert janë të hapura në nivelin e futbollit. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të na ndihmojë shumë. Nga atje, çështja kontraktuale nuk është më shqetësimi im. Ai do të vendosë javën e ardhshme dhe tani janë 200 hipoteza”, tha Xavi në një intervistë për Mundo Deportivo.