Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim Myftin e Kosovës Naim Tërnava, së bashku me kryetarin e KBI-së në Obliq Rexhep Qerkezi.Gashi tregon se së bashku u nisën drejt Hadës së Re, ku edhe vendosën gurthemelin për xhaminë e re.
Postimi i plotë:Pata kënaqësinë e veçantë të pres në takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava, së bashku me kryetarin e KBI-së në Obiliq, Rexhep ef. Qerkezi, me bashkëpunëtorë.
Pas përfundimit të namazit të Xhumasë, së bashku u nisëm drejt Hades së Re, ku zhvilluam ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të xhamisë së re.Ky projekt i rëndësishëm synon të përmbushë nevojat shpirtërore dhe kulturore të banorëve të Hades së Re, Sibocit dhe Shkabajt.
Xhamia do të shërbejë si vend lutjeje dhe si një qendër për aktivitete komunitare, duke promovuar vlerat e harmonisë dhe solidaritetit në mesin e komunitetit tonë.Myftiun Tërnava e falënderova për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë përmes KBI-së së Obiliqit, në shërbim të qytetarëve tanë.
Xhafer Gashi