Xhafer Gashi nga LDK-ja falënderon Lipjanin për mbështetjen e jashtëzakonshme për 28 dhjetor

17:26 | 25 Dhjetor 2025
Xhafer Gashi nga LDK-ja falënderon Lipjanin për mbështetjen e jashtëzakonshme për 28 dhjetor

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër rendor 11, Xhafer Gashi ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lipjan.

Ai me këtë rast ka shprehur falënderime për mbështetjen e jashtëzakonshme nga strukturat e LDK-së dhe qytetarët.

“Ky besim më motivon thellë dhe do ta kthej me përkushtim, ndershmëri dhe punë të palodhur për secilin prej jush”, ka thënë Xhafer Gashi.

Komento: