Tahiri flet për prishjen e koalicionit mes LDK’së e VV’së në Vushtrri: Për fat të keq, me këtë rast përfundon edhe koalicioni ynë 3 vjeçar.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë ndarë rrugët në qytetin e Vushtrrisë.
Xhafer Tahiri e ka konfirmuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Vushtrrisë, përmes një konference për media.
“Sot me vendim të Kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri, kam liruar nga detyra bartës të funksioneve në komunë që vijnë ngë VV-ja. Për fat të keq, me këtë rast dhe me këta përfundon edhe koalicioni ynë 3 vjeçar në Komunën e Vushtrrisë”, tha Tahiri në konferencën për media.