
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar shpenzimin prej 995 euro në muaj për qiranë e veturës me të cilën vozitet kryetari aktual i komunës.
Sipas Tahirit, ky është një shembull i keqpërdorimit të parasë publike, në një kohë kur shumë familje në Vushtrri përballen me mungesë të ndihmës sociale, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes për fëmijët.
“Vushtrria ka nevoja të mëdha, e jo luks për zyrtarët”, tha Tahiri, duke premtuar një qeverisje më të përgjegjshme dhe me prioritet qytetarin.