Edon Zhegrova ka zgjedhur së fundi në mes të futbollistëve kosovare, Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit.
Zhegrova cilësohet si njëri prej futbollistëve më të talentuar të kombëtares së Kosovës.
Një transferim mjaft i bujshëm ky për 20 vjeçarin, që e shikon Zvicrën si trampolinën e duhur për të arritur majat.
Por, kjo nuk e ndal Zhegrovën që të zgjedh një tjetër futbollist me origjinë kosovare si më të mirin në botë.
I pyetur nga mediat kosovare, Zhegrova u vendos përballë dy emrave, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. Prej tij kërkohej se cila nga futbollistët e Arsenalit është më i mirë, pyetje të cilës 20 vjeçari iu përgjigj.
“Graniti. Ka rolin, por Granit Xhaka është më i mirë”, tha Zhegrova.