Xhaka del kundër gjestit të Gjermanisë

18:44 | 23 Nëntor 2022

Xhaka del kundër gjestit të Gjermanisë, ky është komenti i tij.

Zvicra ishte një nga shtatë skuadrat evropiane, kapitenët e të cilëve do të mbanin shiritin në krahë në mbështetje të personave LGBTQ në Botërorin në Katar, ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, tha të mërkurën se skuadra e tij nuk duhej të kopjonte protestën e Gjermanisë kundër qëndrimit të FIFA-s lidhur me shiritin e kapitenit.

Gjermania u rreshtua për foton e ekipit të saj përpara një humbjeje shokuese 2-1 ndaj Japonisë, duke bërë gjestin pasi braktisën planet që kapiteni Manuel Neuer të vishte shiritin “OneLove” pas kërcënimeve për masa disiplinore në fushë nga FIFA.

“Unë nuk mendoj se ne duhet të bëjmë asgjë si ekipi zviceran. Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të përqendrohemi në futbollin tonë, kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj. Ne duhet të luajmë futboll dhe të mos i japim mësime askujt”, u tha kapiteni Xhaka gazetarëve përpara ndeshjes hapëse të Grupit G të ekipit të tij kundër Kamerunit.

Komento: