Granit Xhaka ka shënuar në ndeshjen kundër Norwichit.
Arsenali është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Norwichit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Premier Ligë.
Golin e parë e shënoi Aubameyang, ndërsa të dytin Granit Xhaka.
Mesfushori me origjinë nga Kosova shënoi në minutën e 38-të pas një goditje fortë dhe të saktë me të majtën e tij.