Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Fulham me rezultat 1-0.
Golin e parë për ‘topçinjtë’ e shënoi shqiptari Granit Xhaka. Mesfushori pranoi një top në zonë dhe me një gjuajte të bukur nga afërisa la të shtangur portierin Rico.
Arsenali po kërkon rehabilitimin nga humbja e thellë me Liverpoolin 5-1.
Skuadra e Unay Emery po luan futboll të matur dhe dominues.
Nga minuta e parë në fushë është edhe Shkodran Mustafi. Ky është goli i tretë i Xhakës këtë sezon.