Xhaka i fut në “luftë” dy ekipet e mëdha italiane

15:52 | 20 Nëntor 2019

Inter dhe AC Milan janë vendosur të shkojnë kokë më kokë në një përpjekje për të nënshkruar Granit Xhaka nga Arsenali në janar, raporton Sky Germany .

Mesfushori i Zvicrës pritet të largohet nga Stadiumi Emirates pasi ai nuk i ka punët mirë me klubin e as me tifozët, përcjell ORAinfo.

Ish klubi i Xhaka, Borussia Monchengladbach, gjithashtu besohet se është i interesuar , megjithëse besohet se 27-vjeçari nuk është i interesuar për një rikthim në Gjermani në kohën e tanishme. /ORAinfo/

Komento: