Xhaka ia “terron” Arsenalit me deklaratën e fundit

17:31 | 23 Mars 2019

Xhaka me shumë gjasë nuk do të qëndrojë gjatë te Topçinjët.

Granit Xhaka ka alarmuar Arsenalin me një intervistë të dhënë në Zvicër, atje ku është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Mesfushori me origjinë shqiptare zbuloi se babai i tij, Ragip Xhaka, i bën analizën e lojës pas çdo ndeshje dhe theksoi: “Unë jam shumë ambicioz, dua të hedh një hap tjetër të madh. Kjo nuk do të thotë se Arsenali është ndalesa ime e fundit.”

Mediat në Angli kanë filluar të ndezin më shumë situatën rreth largimit të Xhakës, i cili vetëm një vit më parë rinovoi kontratën për 5 vitet e ardhshme. 26-vjeçari këtë sezon ka pasur më shumë hapësira, duke gjetur rrugën e rrjetës 4 herë rrugën e rrjetës.

Komento: