Xhaka merr lajmin katastrofal

13:13 | 08 Prill 2019

Dyshja e Arsenalit , Granit Xhaka dhe Laurent Koscielny janë dyshime të mëdha për ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League në ndeshjen e parë kundër Napolit.

Xhaka ka humbur ndeshjet e fundit të Arsenalit në Premier League me një dëmtim të ijëve, ndërsa Koscielny ka munguar në mënyrë të ngjashme për ndeshjet e Gunners përcjell ORAinfo.

“Nuk e di, Koscielni duhej të kthehej sot, por dje e dinim se nuk ishte e mundur”, tha menaxheri Unai Emery pas humbjes së tij nga 1-0 ndaj Evertonit të dielën.

“Dua të jem pozitiv për të enjten, por kjo varet nga mënyra se si ai rimëkëmbet. Për Xhaka është e njëjta gjë, ai është një dyshim për të enjten.

“Ne kemi lojtarë të tjerë dhe e dimë që mund të prodhojmë një shfaqje me ata lojtarë, kemi fituar më parë me ata lojtarë”, ka thënë Unai.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin Emirates./ORAinfo/

Komento: