Granit Xhaka ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Premierligë me Arsenalin.
Ylli shqiptar ka qenë lokomotiva e skuadrës së Artetas e cila falë tij është në krye të tabelës në ligën më të fortë në Botë.
Një sukses të tillë, Xhaka po synon ta ketë edhe në Kupën e Botës, Katar 2022.
Mesfushori do të jetë lojtari kryesorë i Zvicrës në këtë botëror.
Në stërvitjen e parë me Kombëtaren, Xhaka duket se është në superformë dhe premton se do të shpërthej.
Kujtojmë se Zvicra gjendet në grupin G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.