Xhaka në superformë, gati për Kupën e Botës

13:14 | 16 Nëntor 2022

Granit Xhaka ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Premierligë me Arsenalin.

Ylli shqiptar ka qenë lokomotiva e skuadrës së Artetas e cila falë tij është në krye të tabelës në ligën më të fortë në Botë.

Një sukses të tillë, Xhaka po synon ta ketë edhe në Kupën e Botës, Katar 2022.

Mesfushori do të jetë lojtari kryesorë i Zvicrës në këtë botëror.

Në stërvitjen e parë me Kombëtaren, Xhaka duket se është në superformë dhe premton se do të shpërthej.

Kujtojmë se Zvicra gjendet në grupin G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Komento: