Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka pritet që gjatë afatit kalimtar të largohet nga Arsenalit dhe të rikthehet në Bundesliga.
Lojtari shqiptar pritet të largohet nga Premier League i pastërt si loti, pasi para disa muajve u raportua se Xhaka është i përfshirë në një hetim në lidhje me bastoret, shkruan Lajmi.net
Në të vërtetë, u spekulua se kartoni i verdhë i Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Leeds në dhjetor të vitit 2021, kishte të bënte me një lojë bastesh.
Megjithatë, tashmë gjithçka është konfirmuar se lojtari shqiptar s’ka të bëjë me gjëra të tilla.
Pra, Xhakës i kanë mbetur edhe dy ndeshje në Premier League, para se të transferohet te skuadra e Bayer Leverkusenit gjatë afatit veror.
Ende nuk dihet shifra që duhet të paguaj ekipi nga Bundesliga, por flitet se Arsenali pranon vetëm një ofertë prej 20 apo 15 milionë euro.