Xhaka realizon gol dhe “elektrizon” stadiumin duke bërë shqiponjën

21:42 | 15 Qershor 2019

Granit Xhaka, ka shënuar gol dhe ka festuar me shqiponjë.

Në këto momente është duke u zhvilluar pjesa e dytë e ndeshjes së yjeve, ku ndeshen skuadra e Rashices dhe ajo e Xhakes.

Pas golit të Rashicës për 3:2, Xhaka është kundërpërgjigjur me një gol të bukur duke barazuar rezultatin për 3:3.

Pas golit Xhaka ka bërë simbolin e shqiponjes duke elektrizuar stadiumin.

Kjo ndeshje me karakter humanitar është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Komento: