‘Xhakarta’ e zhytur në luks, blen orë 30 mijë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Xhakarta’ e zhytur në luks, blen orë 30 mijë euro

09:33 | 20 Tetor 2020

Jeta luksoze e aktores së njohur, Arta Elezaj, shpeshherë komentohet në faqet rozë.

Ajo jo vetëm që bart rroba të firmave nga më të ndryshmet, por edhe udhëtimet në vende të botës nuk kanë të ndalur.
Këto Arta i bënë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku edhe ndan imazhe nga përditshmëria e saj.

Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe Closet ka bërë të ditur se ajo ka shpenzuar mijëra euro në një aksesorë.

Bëhet fjalë për një orë të firmës ‘Hublot’, vlera e të cilës arrin deri në 30.850 euro. Të njëjtën ajo e ka bartur në një fotografi ku shfaqet atraktive me bikini.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo bart gjësende me kaq vlerë, pasi para dy muajsh ajo u shfaq me çantë sikurse të Melania Trump.

Komento: