Ajo ra në sy menjëherë me bukurinë e saj.
Aktorja kosovare, Arta Elezaj shpesh është pjesë e mediave rozë. Jo për ndonjë sukses të madh në karrierën që ka nisur, por për shkak të jetës luksoze që bën.
Ajo është e rrethuar nga rrobat firmato e që shpesh i reklamon përmes imazheve të ndryshme.
Së fundmi kaçurrelja vjen elegante, teksa shfaq linjat trupore, ndërsa në sy bien këpucët e saj të markës prestigjioze Saint Laurent.