Xhamat e Qeverisë së Kosovës ngjyrosen me të zezë

12:57 | 08 November 2022

Ngjyrosen me të zezë xhamat e Qeverisë së Kosovës.

Partia Socialdemokrate, ka ngjyrosur me ngjyrë të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ngjyra e zezë simbolizon terrin informativ nga ana e Qeverisë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë Qeveri më jotransparente.

“Ajo që mund të thuhet me gojën plotë është që Kosova nuk ka pasur Qeveri më të mbyllur për opinionin publik dhe mediet, dhe dialog më të mbyllur nuk ka pasur sesa që është duke e zhvilluar kjo Qeveri”.

“Prandaj në mënyrë simbolike i kemi lyer me të zezë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për të treguar se qytetarët dhe mediet janë në një terr informativ”, tha Molliqaj.

Komento: