Sot nëpër xhamitë e Kosovës ligjërohet për kujdesin në trafik.
Me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të mbahet hytbe me temë të njëjtë.
Kjo temë ka të bëjë me atë se si duhet të kemi kujdes në trafik.
Ligjërimi nis në ora 13:00.
Ndryshe kujtojmë se numri i aksidenteve në trafik kohën e fundit ka shënuar rritje.