Përfaqësuesja e Zvicrës ka vazhduar me stërvitjet e rregullta një ditë pas humbjes nga Brazili. Të hënën, Zvicra u mposht 1:0 nga Brazili në Grupin G dhe avancimin në fazën tjetër do ta kërkojë në duelin e fundit.
Të premten, Zvicra përballet me Serbinë dhe për këtë ndeshje do të jetë i gatshëm Xherdan Shaqiri. Ai nuk luajti ndaj Brazilit për shkak të një shqetësimi në stol, por Shaqiri ka stërvitur të martën me pjesën tjetër të ekipit, por edhe individualisht.
Krahas Shaqirit, në këtë stërvitje ishin të pranishëm edhe Fabian Schar e Haris Seferoviq. Zvicra ka tri pikë dhe zë vendin e dytë në grup, ndërsa Serbia renditet e fundit me vetëm një pikë të mbledhur pas dy ndeshjeve të luajtura.
Zvicrës i mjafton edhe barazimi për të avancuar tutje, por me kusht që Kameruni mos ta mposht Brazilin në ndeshjen tjetër. Te Zvicra në ndeshjen ndaj Serbisë, krahas Shaqirit titullar do të jetë edhe kapiteni Granit Xhaka.