Xhavit Haliti mohon të jetë ftuar nga Gjykata Speciale.
Para pak minutash në media është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për lajmi është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë.
“Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti.
Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.