“Çka nëse vritet dikush?” – Haliti thotë se është e pamundur që zgjedhjet të mbahen në veri.
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se është vështirë që të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, tha se e sheh të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve, pasi sipas tij, askush nuk do t’i sigurojë këto zgjedhje.
“Ato zgjedhje unë po besoj se vështirë është që të mbahen. Pse është vështirë? Ata e kanë deklaruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve. Unë e shoh si të pamundshme mbajtjen e zgjedhjeve edhe në qoftë se zgjedhjet mbahen nën masat e sigurisë së madhe, si do të funksionoj ai shtet. As OSBE, as askush nuk do t’i mbikëqyr këto zgjedhje. Askush nuk do t’i sigurojë këto zgjedhje, si do të mbahen, kush do t’i garantojë votuesit, apo komisionarët”, ka deklaruar ai.
Më tej ai tha se mund të ketë sulme në ditën e zgjedhjeve.
“Kam thënë se s’ka mundësi me u bë zgjedhje, s’ka kushte. Edhe nëse mbahen po them, t’i thuaju atyre dil në zgjedhje, po në qoftë se dikë e vrasin, po qoftë se dikë në qendër të votimit e hedhin ndonjë bombë?”, u shpreh Haliti.
Kujojmë se zgjedhjet e parakohshme nëkomunat veriore pritet të mbahen më 18 dhjetor, por që po bojkotohen nga Lista Serbe.