Haliti: Vuciqi as që guxon të mendojë të futet në Kosovë.
Ky është arsenali qe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ekspozoi gjatë vikendit ne Jarinjë.
Ai madje deklaroi ti ketë dhënë edhe ultimatum shefit të NATO-s Jens Stoltenberg
Por të gjitha këto kërcënime nuk janë asgjë për njërin nga ish-themeluesit e UÇK-së Xhavit Halitin.
“Absolutisht as nuk ka rrezik, as nuk guxon Vuçiqi përralla i ka ato fjalë ai mundet me fol çkado në Serbi, mundet me dalë në fotografi me ushtrinë sa herë që don , edhe me raketat e veta por kufiri i Kosovës për të është i kuq dhe nuk mund të kalojë”.
Bile sipas tij Vuçiqi këtë e bën për qëllime puro politike.
Por, Haliti mendon se situatën nw veri mund ta provokojë dikush tjetër
“Me sa marr vesh dhe nuhas nga ajo që mund të bëjë Serbia, unë nuk pres që ata të ndërhyjnë ushtarakisht, nuk pres nëse edhe vetëm një ushtar i KFOR-it është në Kosovë ata të ndërhyjnë, por ata nëse ndodh ndonjë incident i tillë ata mund t’i aktivizojnë këto qarqet shoveniste që kanë qenë edhe përpara”.
Edhe ekspertja e sigurisë Besa Kabashi-Ramaj nuk e përjashton mundësinë e eskalimit të situatës.
“Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se s’kanë arsye pse të brengosen për shkak se konteksti ku është duke u zhvilluar përshkallëzimi i situatës gjatë ditëve të fundit ka më shumë të bëjë me rolin destruktiv që Serbia ka në rajon sesa ka të bëjë me një potencial real për konflikt”.
Pas tensioneve të ngritura pas reciprocitetit të vendosur për targat, në Bruksel, pala kosovare dhe ajo serbe këtë javë pritet të mbajnë takim dialogu.