Jashari: Veteranët e UÇK-së po atakohet nga institucionet e Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari në Ditën e veteranit të UÇK-së, ka thënë se pas përfundimit të luftës nuk është bërë sa duhet për familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e UÇK-së.
Jashari në emisionin “Ditari” në Tëvë1, kategoria që meriton një jetë të dinjitetshme është veterani i luftës së UÇK-së.
“Pas përfundimit të luftës nuk është bërë sa duhet për këto për këto kategori të rëndësishme, siç janë familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e UÇK-së, e me theks të veçantë nuk është bërë fare. Krejt në fund një ndihmë simbolike jepet për veteranët e luftës dhe mendojë se institucionet e Kosovës duhet të mendojnë seriozisht”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, në vend që veteranët e UÇK-së të marrin tretman të duhur nga institucionet e Kosovës, ata mjerisht po atakohen.
“Besoj se nëse një kategori e cila meriton një jetë të dinjitetshme është veterani i luftës së UÇK-së. Në vend që të ndodh kjo, në vend që të ketë benifite dhe tretman të duhur nga institucionet e Kosovës, mjerisht sot nga këto institucione madje edhe atakohen veteranët e UÇK-së”, theksoi Jashari.