Xhavit Rexhaj: Mësimi tërë ditor është provuar para 7-8 viteve, nuk ka rezultuar mirë – Ora Info

Xhavit Rexhaj: Mësimi tërë ditor është provuar para 7-8 viteve, nuk ka rezultuar mirë

xhavit-rexhaj:-mesimi-tere-ditor-eshte-provuar-para-7-8-viteve,-nuk-ka-rezultuar-mire


Ish/zëvendësministri i Arsimit ,Xhavit Rexhaj ka shprehur për Front Online dyshime për efektivitetin e programit duke e ditur se ky lloj programi ka dështuar para ca viteve dhe ka sugjeruar që ky program të trajtohet si projekt pilot dhe të rishikohet pas një viti për të vlerësuar ndikimin e tij në ngritjen e cilësisë së arsimit.

“Kjo mënyrë është provuar më herët para 7-8 viteve, dhe kjo nuk ka dalë shumë e mirë për Prishtinën, prandaj kam disa rezerva për organizimin selektiv ,ndoshta të shikohet si pilot projekt edhe pas një viti të shihet pilot projekti a është përmirësuar cilësia e mësimit në këto 5 shkolla pastaj të vendoset që të shpërndahet në të gjitha shkolla ashtu do të mund ta kisha kuptuar këtë pilot projekt në aplikimin e aktiviteteve plotësuese në këto shkolla”, tha Rexhaj për Front Online.