Xhavit Rexhaj: Ministria e Arsimit nuk ka obligim të sigurojë banim për mësimdhënësit, Kurti dështoi

08:38 | 27 January 2025
xhavit-rexhaj:-ministria-e-arsimit-nuk-ka-obligim-te-siguroje-banim-per-mesimdhenesit,-kurti-deshtoi


Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, ka kritikuar premtimet e bëra nga Kryeministri lidhur me sigurimin e banimit për mësimdhënësit, duke theksuar se Ministria e Arsimit nuk ka kompetenca për të realizuar një premtim të tillë.

‘ Nuk e di pse i ka bërë ato premtime sepse Ministria e Arsimit nuk e ka për obligim të siguroj banim për mësimdhënësit’’ thotë ai.

Sipas tij, aktivitete të tilla janë të pa realizuara dhe se shpërblimi për performancën e mësimdhënësve është ende në proces dhe nuk është finalizuar.

‘’Të dyjat janë aktivitete të pa realizuara’’ shton ai.

Rexhaj shtoi se Kryeministri mund të bëjë premtime, por jo Ministria e Arsimit, që nuk ka burime për të realizuar këtë lloj angazhimi.

‘’Kryeministri mundet me premtu por jo Ministria e Arsimit derisa shpërblimi i përformancës për mësimdhënësit, është zhagitë, nuk është përfundu edhe nuk është realizuar’’ potencoi Rexhaj.

 

Komento: