Xhaxhai i 19-vjeçarit të ndjerë thotë se kanë pranuar ngushëllime nga familja e dorasit

22:38 | 25 March 2025
xhaxhai-i-19-vjecarit-te-ndjere-thote-se-kane-pranuar-ngushellime-nga-familja-e-dorasit

Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime nga familja e dorasit, Bleon Dibrani.

Ai e ka përshkruar Arditin si djalë të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të mëhershëm.

Ndonëse thotë se nuk i njeh personalisht familjarët e dorasit, xhaxhai i të ndjerit thotë se kanë pranuar ngushëllime nga familja Dibrani.

Sot është hapur e pamja për të shprehur ngushëllime për humbjen e 19-vjeçarit Ardit Zymberi.

Komento:
loading