Arjola Demiri është aktorja e cila njihet për publikun kosovarë si ‘Xhbanja’ në serialin vendor “O sa mirë”.
Ajo edhe pse në rolin e saj ajo është një vajzë burrërorë, në jetën reale Ajola është një femër shumë atraktive dhe në formë, edhe përkundër faktit se është nënë e tre fëmijëve, shkruan ORAinfo.
Se fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku u shfaq e veshur me fustan nusërie.
Aktorja aktualisht është e angazhuar në xhirimet e filmit “I love Tropoja”, ndërsa në rrjete sociale kohë pas kohe sjell pamje nga prapaskenat.
Kjo paraqitje e saj do të jetë në një nga skenat e filmit të ri, në të cilin do të aktrojë edhe Enca Haxhia. /ORAinfo/