‘Xhek Setra’ e favorizon shumë këtë personazhi në ‘Ç’ka ka shpia’

11:36 | 05 Mars 2020

Këtë personazh në ‘Ç’ka ka shpia’ e favorizon më së shumti ‘Xhek Setra’.

Aktori i njohur dhe i dashur për publikun Naser Rafuna, apo ndryshe ‘Xhek Setra’ po vazhdon që edhe jashtë serialit t’iu rri më afër fansave.

Ai pëlqehet shumë për mënyrën që i luan rolet, jo veç këtë të fundit, por edhe kur ishte në serialin ‘Kafeneja e jonë’ dhe atë ‘Tre gjermanët e trashë’, shkruan Kosovarja.

Por, rolin e ‘Xhek Setres’ e duan të gjithë, pasi që aktori e luan në mënyrë të përkryer.

Së fundmi, aktori ka hapur një pyetësor në instagram ku i janë adresuar pyetje të shumta.

E një ndër to është se tani që është shtatzënë a do të ndërrohet me dikë tjetër ‘Pajtesa’.

Dhe ai përgjigjet: Joooooo. Kejt mi ndrru ajo është e fundit në këtë send. Ajo është ajka e serialit.

Me një fjalë e preferuara e Xhekut, është aktorja Fiona Gllavica.

Komento: