Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vizitojnë Brezovicën, diskutojnë për planifikimin e projekteve

14:35 | 29 Dhjetor 2023
xhelal-svecla-dhe-elbert-krasniqi-vizitojne-brezovicen,-diskutojne-per-planifikimin-e-projekteve

Me ftesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të  Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në mesditën e së premtes vizituan qendrën e skijimit në Brezovicë.

Sipas Rashiq, ky takim është një takim miqësor por edhe një mundësi për të planifikuar projekte për Brezovicën, ku synim i tanishëm sipas tij, mbetet parkingu si një ndër “sfidat më të mëdha” në Brezovicë raporton KlanKosova.tv.

Po ashtu Rashiq deklaroi se kjo gjendje është si pasojë e keqorganizimit dhe mungesës së punimeve nga ana e Komunës së Shtërpcës.

Komento: