
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot stacionin policor dhe ndërtesën e Komunës në Leposaviq, transmeton FrontOnline.
Pjesëtarët e KFOR-it e hoqën gardhin metalik para komunës në mënyrë që veturat në të cilat ndodheshin Sveçla dhe Krasniqi së bashku me pjestarët e Policisë së Kosovës të parkonin para objektit.
Më pas ata u takuan me kryetarin e komunës, Lulzim Hetemi.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti KFOR-i ia ndaloi ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që të hyjë në ndërtesën e komunës në Leposaviq për të evituar tensionet me serbët e mbledhur përpara objektit./FrontOnline/