Xhelal Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi

17:30 | 22 Maj 2026
xhelal-svecla:-nga-sot-hyn-ne-fuqi-ligji-i-ri-per-shtetesi

Ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi.

Përmes një adresimi në facebook, Sveçla njoftoj se një nga lehtësimet kryesorë është rifillimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët që per arsyje oblikative jeni detyruar të liroheni nga shtetësia.

“Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ky ligj sjell procedura më të shpejta, më të thjeshta dhe më moderne për ju. Një nga lehtësimet kryesorë është rifillimi I shtetësisë për ju bashkatdhetarët që per arsyje oblikative jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Komento: