Xhelili: Jam përjetësisht vlerësuese ndaj Vjosa Osmanit për mundësinë që ma ka dhënë

23:15 | 08 Shtator 2022

Ajo tashmë i takohen partisë së LDK-së.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili është shprehur falënderuese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron që profili i saj politik të identifikohet me një individ.

“Së pari më duhet të ritheksoj, unë jam ftuar në Listën Vjosa, kam pasur kënaqësinë të përfshihem në Listën Vjosa. Shkaku që jam përfshirë në Listën Vjosa ka pasur të bëjë me besimin tim në atë që duhet ndodh në kuptimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

“Më duhet të insistoj për këtë, nuk dua që profili im të identifikohet dhe definohet me një individ. Unë jam përjetësisht falënderuese ndaj presidentes Vjosa Osmani për mundësinë që ma ka dhënë. Por mendoj se është shumë gabim të trajtohet si diçka që jam dhanë mundësinë e u largua”,ka thënë Kica-Xhelili në Klan Kosova.

Komento: