Gazetari i njohur kosovar, Xhemajl Rexha ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni Kanal 10.
Si një tha themeluesit e këtij televizioni, Xhema përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar si përvojë të veçantë punën e bërë në Kanal 10.
Tutje ai ka shkruar se tani do të fokusohet në punën e tij si Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Nga fundi i vitit të kaluar, kam përfunduar angazhimin tim në Kanal10. Ka qenë një përvojë e veçantë, dhe jam falënderues për bashkëpunimin me një grup të rinjsh entuziastë e të përkushtuar për profesionin.
Për momentin, i gjithë angazhimi im do të fokusohet në punën në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK