Xhemajl Rexha edhe një mandat në krye të AGK-së

16:24 | 06 Korrik 2024
xhemajl-rexha-edhe-nje-mandat-ne-krye-te-agk-se

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka zgjedhur Xhemajl Rexhën për kryetar të organizatës. Ndërkaq, anëtarë të bordit janë zgjedhur edhe Florandë Morina nga T7 dhe Besnik Velija nga Gazeta Express.

“Xhemajl Rexha rizgjedhet Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini). Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express)”, ka njoftuar AGK përmes një postimi në Facebook.

Komento: