Gjesti gjatë javës ka realizuar një bisedë me familjarë të tij.
Aty Xheneta është përpjekur të flasë me familjarët e tij, por ata e kanë injoruar.
Duke folur për këtë në “Prime”, ajo ka treguar se është prekur shumë nga kjo.
“Nuk deshta me kuptu të tjerët, jam prekur sepse e pash që janë ndikuar shumë nga komentet negative. Familja jem nuk e kish ba të njëjtin send nëse dikush i fol ata ia kthejnë. Më preku që ky pasi pa këtë problem nuk erdhi pranë meje për tu sqaruar”, tha Xheneta.
Në anën tjetër Gjesti tha se prindërit e tij nuk e kanë dëgjuar.
“Nuk besoj qe e kanë dëgju, ata e kanë pasur fokusin tek unë”, deklaroi Gjesti.
Ndërsa ka ndërhyrë edhe opinionisti Milaim Zeka: Hale pa u martu i ke hi sherrit me kunatë.