Xheneta i ka dhënë fund lidhjes me Gjestin.
Ajo pranoi se po mendon të largohet nga shtëpia, në vend që të vazhdojë e të merret me Gjestin duke nënkuptuar se po i jep fund lidhjes së tyre.
“Gabimi më i madh i jemi në Big Brother për mua je ti. Çdo shans që e kam dhënë dhe e kam ulë vetën dhe i kam qitë fjalët e mija poshtë e kam bë vetëm për ty. Unë e marrë për bazë më dalë nesër vetëm mos me u marrë më as jashtë as brenda me ty më”, u shpreh Xheneta.
Gjesti në anën tjetër i kërkoi Xhenetës që të qetësohet teksa akuzoi atë se është lodhur nga Drenusha që po ndikon në ndarjen e tyre.
“Pse ngutesh me fol kështu, qetësohu. Ti nuk je lodhë prej meje, je lodhë prej Drenushës që të ka marrë me vete dhe po të mban në gjoks, qekjo të ka ndiku gjithë kohës, ke qenë keq e të kam qëndru afër gjithmonë”, u shpreh Gjesti.
Gjesti u shpreh se Xheneta ka luajtur me ndjenjat e tij dhe jo anasjelltas.
“Qetësohu, jam sill mirë me ty je sill keq – s’kam çka me të bë”, u shpreh Gjesti.
“Ec se nuk jam duke dashtë me të pa, mos më fol më, ec. Me ta shtru krejt botën lira ti me mu e ke kry – je pishmani jem më i madh. A e din sa njerin e kam humb unë jashtë për ty? Jo për familjen, por njerëz të tjerë kam humb për ty – e di unë çka kam lanë jashtë e qysh i kam lanë senet jasht – krejt i kom humb për ty”, u shpreh Xheneta teksa shpërtheu në lot.