Xheneta thumbon Stresin: A të ka liruar policia që të vish?

09:13 | 21 January 2025

Xheneta dhe Stresi duket se nuk e kanë nisur mirë brenda shtëpisë më të famshme në vend, pasi ky i fundit hyri për 24 orë.

Ajo madje e ka thumbuar me disa fjalë që kanë marrë vëmendje të madhe.

“A të paskan liruar policia për të ardhur? A ke mësuar prej gabimeve?”, i është drejtuar, Xheneta, Stresit.

“Jam liruar, unë lirohem gjithë”, iu kundërpërgjigj ai.

I njëjti më pas anashkaloi pyetjen tjetër të Xhenetës, duke mos dashur që të merret me të.

Modelja e kishte fjalën për një sherr që ndodhi vitin e kaluar në një klub në Pejë, ku u përfshi edhe reperi Noizy.

Veç kësaj, Stresi me hyrjen në këtë format nuk ia zgjati dorën Vullnet Krasniqit.

Komento: