Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të komentuar dhe pëlqyer për publikun.
Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka, shkruan rtv21.
Çifti për të uruar festën e Vitit të Ri kanë publikuar në rrjetin social Instagram fotografinë e parë familjare me vajzën e tyre Ajkën, mirëpo nuk ia kanë zbuluar fytyrën. Në fotografi, të tre shfaqen të veshur në të kuqe.
“Gëzuar. Gjumin e omel e paçi në 2019-n. Zoti ju rujt. Kallakt”, ka shkruar Besi krahas fotos, ndërsa Xhensila “2018 jone…#kallakt”.