Xhensila do të ‘ҫmendet’ nga xhelozia, ja ҫfarë i bën Besit, këngëtarja e njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Xhensila do të ‘ҫmendet’ nga xhelozia, ja ҫfarë i bën Besit, këngëtarja e njohur

12:59 | 24 Dhjetor 2018

“Ëngjëlli im” është kënga e Xhensila Myrtezajt, dedikuar bashkëshortit të saj, Besit.

Por ditën e djeshme gjatë rubrikës “B.E Coffee” në emisionin “E diela Shqiptare” një tjetër këngëtare i ka dedikuar Besit këtë këngë.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Eneda Tarifa, e cila ka qenë e ftuar dhe përveç intervistës ka nisur të bëjë edhe imitime, pasi njihet aftësia e saj për të imituar koleget.

Këtë herë ajo zgjodhi pikërisht këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe këngën “Ëngjëlli im” të cilën me humor po ja dedikonte Besit.

Sa i përket karrierës përveç spektaklit të fundvitit që do të prezantojë në TVSH, Tarifa po projekton edhe një këngë me këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila sipas Enedës është një artiste e vërtetë dhe nuk mund të qëndronte pa bashkëpunuar me të.

Komento: