Xhensila Myrtezaj “goditet” me reçipeta gjatë performancës, reagimi i saj habit të gjithë!

14:18 | 06 Nëntor 2022

Trendi i hedhjes së reçipetave i nisur prej vitesh nga ikona latine, Maluma, po vijon të zhvillohet edhe në koncertet e estradës shqiptare.

Së fundmi, në një koncert të Xhensila Myrtezaj dikush nga publiku duket t’i ketë hedhur reçipeta në mes të skenës.

E një gjë të tillë duket të mos e ketë pëlqyer ylli i hitit “Paris”, e cila për një moment edhe e ka ndërprerë performancën.

“E para nuk janë masa ime, e dyta me siguri është vajzë, ke gabuar adresë, gjitha këta çuna të bukur këtu mua gjete të m’i hedhësh”, ka thënë ajo.

Videoja nga performanca në fjalë është bërë virale dhe po bën xhiro në rrjet.

VIDEO:

Komento: