Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Manchester United ta shkarkojnë nga posti i trajnerit Jose Mourinhon.
‘Djajtë e Kuq’ u demoluan nga Liverpool në fundjavën që shkoi, duke humbur 3 me 1 në ‘Anfield’.
Xherdan Shaqiri arriti ta vulos fitoren e të kuqëve me dy golat e tij, ndërsa humbja kishte përkeqësuar situatën brenda skuadrës, përcjell lajmi.
Sipas mediave angleze, humbja nga Liverpooli i acaroi drejtuesit e Manchester United, duke marr vendim për shkarkimin e Mourinhos.
Në krye të skuadrës pritet të vije asisteni i portugezit, Michale Carrick, që do të qëndroj në detyrë deri në fund të sezonit.