Xherdan Shaqiri ‘kontribuoi’ në shkarkimin e Jose Mourinhos

11:58 | 18 Dhjetor 2018

Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Manchester United ta shkarkojnë nga posti i trajnerit Jose Mourinhon.

‘Djajtë e Kuq’ u demoluan nga Liverpool në fundjavën që shkoi, duke humbur 3 me 1 në ‘Anfield’.

Xherdan Shaqiri arriti ta vulos fitoren e të kuqëve me dy golat e tij, ndërsa humbja kishte përkeqësuar situatën brenda skuadrës, përcjell lajmi.

Sipas mediave angleze, humbja nga Liverpooli i acaroi drejtuesit e Manchester United, duke marr vendim për shkarkimin e Mourinhos.

Në krye të skuadrës pritet të vije asisteni i portugezit, Michale Carrick, që do të qëndroj në detyrë deri në fund të sezonit.

Komento: